Prej vitesh, moderatorja e njohur nga Kosova Rida Gërdovci është në një lidhje me Liberian Selimin, i cili njihet për publikun si vëllai i reperit Getoar Selimit. Megjithatë, dy çiftet nuk i kemi parë bashkë në publik apo në rrjetet sociale. Rrjedhimisht kurioziteti mbi marrëdhënien e tyre është i madh dhe më në fund Rida ka thyer heshtjen dhe na tregoi disa detaje. Ajo ishte e ftuar në “Libero” ku ka folur rreth raporteve me Marinën dhe cilësitë që i pëlqejnë më shumë te moderatorja.
Ajo tha se nuk bëhen shpesh bashkë pasi nuk mund të vijë në Tiranë shpeshherë, por e përshkroi Marinën si një person të thjeshtë dhe shumë të ëmbël.
“Puna shpeshherë nuk ma mundëson në Tiranë, por Marina është person shumë i thjeshtë, shumë e ëmbël. Më ka lënë realisht përshtypje si person në atë periudhë që kam pasur mundësi me qëndruar me të, kështu që është shumë e mirë’’, tha ajo.
Moderatorja tregoi gjithashtu se Marina e ka komplimentuar për thjeshtësinë në prezantim.