Spanja ka mposhtur Kosovën me rezultat 2-0.
Pas ndeshjes në konferencë për media ka folur trajneri i spanjollëve Luis Enrique.
Enrique e cilësoi fitoren e ekipit të tij si të merituar.
“Kosova ishte një kundërshtarë shumë i vështirë, por besoj që e merituam fitoren”.
“Sulmet e Kosovës kanë qenë kryesisht me topa të gjatë për sulmuesin Vedat Muriqi”.
“Nuk ishte e lehtë të fitonim, ky grup është i shkëlqyeshim besoj qe mund të bëjmë akoma më mirë”.
“Në disa situata ne jemi kapërcyer nga presioni i lartë dhe nuk kemi qenë shumë të saktë”.
“Ne nuk jemi më të mirët në botë, ne jemi ndër më të mirët, por si të githë të tjerët as ne nuk jemi të pamposhtshëm”, përfundoi Luis Enrique.