Vrasja e dy politikanëve në Kosovë, Kurti: Të zbardhet ngjarja urgjentisht

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti i ka shprehur ngushëllimet familjarëve të viktimave në kosovë dhe ka bërë thirrje që të hetohet ngjarja.

Ai u shpreh se organet e rendit duhet të zbardhin sa më parë të vërtetën e vrasjes së dyfishtë në Kosovë, ku mbetën viktima dy politikanë të PDK-së.

“Sonte u tronditëm nga ngjarja e rëndë që ndodhi në qytetin e Pejës. Sipas konfirmimit zyrtar të Policisë së Kosovës në vendin e ngjarjes kanë mbetur të vrarë dy qytetarë të vendit tonë, kandidati për kryetar të komunës së Pejës, A. A., dhe, ish kandidati për kryetar të Deçanit, B. K., të dy nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.

U shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave, miqve dhe bashkëpunëtorëve nga Partia Demokratike e Kosovës. Në këto momente të vështira bashkëndjejmë me dhimbjen e tyre për këtë humbje kaq tragjike.

Ftoj organet e rendit që me seriozitetin më të lartë, sa më parë të zbardhin rastin e kësaj vrasje të dyfishtë”, shkruan Kurti./albeu.com