“Naimi” i është shtuar “flotës” ajrore shqiptare.
Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama, i cili ka njoftuar me anë të një statusi në rrjetet sociale se avionëve të linjës ajrore “Air Albania”, i është shtuar edhe “Naimi”.
Sipas Ramës, pavarësisht pengesave të Covid 19, flota jonë e flamurit, sipas tij po pasurohet me ritme të shpejta.
“Pas Lasgushit e Migjenit dhe frenimit nga pandemia, mbërriti edhe Naimi, i cili e çon në 3 numrin e avionëve të flotës së kompanisë sonë të flamurit”, shkruan Rama./albeu.com