Pasditen e kësaj të marte, një banesë në lagjen “Partizani” në Vlorë është përfshirë nga falkët.
Zjarri ka shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk dihet se cili ka qenë shkaku.
Njoftimi i policisë
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 18:20, në lagjen “Partizani”, Vlorë, është përfshirë nga flakët banesa e shtetases D. M, 59 vjeçe, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./albeu.com