Philippe Coutinho është duke i sjell telashe Barcelonës.
Përkundër largimit nga klubi dhe huazimit te Bayern Munich, ylli brazilian vështirë se do të blihet nga gjiganti bavarez për shifrën e caktuar prej 120 milionë euro.
Mediat spanjolle raportojnë se vlera e Coutinhos ka rënë dukshëm në periudhën e fundit.
Coutinho tani vlerësohet në rreth 70 milionë euro, shifër e cila nuk e bind Barcelonën për ta pranuar shitjen e tij pas përfundimit të këtij sezoni.
Ish anëtari i Liverpoolit ka kontratë me Barcelonën deri në verën e vitit 2023 në të cilën ka të përfshirë një dëmshpërblim prej 400 milionë euro.