Ndodh në Kosovë! COVID-19 i merr jetën foshnjes 3 javëshe

COVID-19 i ka marrë jetën një foshnje vetën 3 javëshe, si pasojë e infektimit.

Rasti është konfirmuar nga drejtoresha e Neonatologjisë Dr. Hajrije Ismaili.

“Po ka qenë rast i pranuar në gjendje të rëndë i konfirmuar Covid-19 pozitiv. Ka pas pneumoni të rëndë e po ashtu është konfirmuar edhe sepse vazhdimisht ka qenë në ventilim mekanik si pasojë e infeksionit të rëndë mushkëror dhe sistemik, si dhe nën monitorim të vazhdueshëm nga ekipet mjekësore”, ka deklaruar Ismaili.

Sipas informacioneve thuhet se e gjithë familja e viktimës kanë qenë të infektuar me Covid-19. /albeu.com/

 

 


Shtuar 5.09.2021 11:55