“Gëzuar kunat”, motra e Andrrës zbulon marrëdhënien me Sinan Hoxhën në ditëlindjen e tij (FOTO LAJM)

Sinan Hoxha feston sot ditëlindjen e 46-të. Babai i dy fëmijëve ka marrë një urim special nga partnerja e tij, Andra Destani. Ajo ka ndarë në Instagram disa nga momentet më të mira deri në ardhjen në jetë të fëmijës së tyre të dytë, ndërsa i ka shkruar dhe disa fjalë të ëmbla.

“Zhytem cdo dite ne thellesine e syve te tu, perhumbem teksa lexoj dashurine e jetes ne to! Ditet e mia, prej se te kam pare, njohin vetem trajektoren e lumturise. Kam privilegjin, te gezoj familjen qe me fale, strehen tone te dashurise qe na ngroh zemrat nen bekimin e dy engjejve tane.Te dua sa s’mund ta them e as ta shkruaj, te dua cdo cast e me shume, ne cdo frymemarrje, ne cdo perkedhelje, ne cdo puthje…❤️ Gezuar ditelindjen, festa ime e jetes!”, ka shkruar Andra.

Një urim publik nuk ka munguar as nga kunata e tij, motra e Andrrës, Arlinda. Ajo ka shpërndare një foto të familjes ku shkruan:

Gëzuar ditëlindjen kunat. Të uroj gjithë të mirat duke zbuluar kështu se ata gëzojnë një raport mjaft të mirë./albeu.com/


Shtuar 5.09.2021 10:13