“Kam qenë gjithmonë më e bukura”, Enca publikon foton para famës (FOTO LAJM)

Këngëtarja e njohur, Enca është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale. Ajo ndan herë pas herë foto dhe video të ndryshme nga përditshmëria, si dhe padyshim nga koncertet e shumta që zhvillon.

Së fundmi, Enca është bërë nostalgjike dhe ka publikuar në Instastory një foto nga fëmijëria. Këngëtarja shfaqet me flokë të shkurtra ndërsa shihet shumë e lumtur në këtë periudhë të bukur të jetës.

“Ruensa gjithmonë ka qenë më e bukura”, ka shkruar Enca përmbi foton e ëmbël.

Sa i përket muzikës, kënga e fundit që artistja ka lançuar është “Suavele”, e cila rezultoi një hit i vërtetë.

 


Shtuar 5.09.2021 10:18