Askush nuk e dinte, martohet Klea Huta dhe Elgit Doda (FOTO LAJM)

Klea Huta dhe Elgit Doda janë zyrtarisht burrë e grua. Përmes disa postimeve në Instagram, ata deklaruan se i kanë thënë “po” njëri-tjetrit.

Është ende e paqartë se kur ndodhi ceremonia, por nisur nga fotot, u mbajt në shkretëtirën Agafay, Marrakesh, Marok.

“Unë thashë po,” shkruan Elgiti me humor. “Faleminderit që ekziston.”

Të dy duken si yje dhe na emocionuan të gjithëve.


Shtuar 26.01.2020 16:51