Azdren Llullaku e nis vitin me dopietë

Azdren Llullaku, sulmuesi shqiptar i cili aktivizohet në Bjellorusi me skuadrën e Shakhtjor Soligorskit, ka shënuar dopjetë në ndeshjen miqësore që ekipi i tij luajti ndaj skuadrës serbe, Subotica.

Sulmuesi shqiptar shënoi golin e parë në minutën e 62-të të sfidës, duke mos gabuar nga pika e bardhë e penalltisë.

Ndërkaq në minutën e 82-të, ai gjeti dhe golin e dytë personal, që vulosi fitoren e ekipit të tij në këtë sfidë miqësore.


Shtuar 26.01.2020 16:48