U shkrumbuan sipërfaqe të tëra toke dhe u përvëluan kafshë, arrestohen 180 persona në Australi (FOTO LAJM)

Mbi 180 persona janë arrestuar në Australi për zjarrvënie; vetëm në rajonin Shoalhaven, 29 prej zjarreve që kanë shkrumbuar sipërfaqe të tëra toke është dëshmuar se janë vendosur me vetëdije, ndërsa në disa raste të tjera ato janë shkaktuar edhe padashje. Sipas ekspertëve, zjarrvënësit e qëllimshëm kanë qenë kryesisht të moshave nga 12 deri në 24 vjeç, ose burra të moshuar mbi të 60-tat.

“Ata janë shpesh fëmijë që nuk kanë shkuar në shkollë, osë të papunë. Ka ndodhur ndërkohë që një pjesë e tyre nuk kanë pasur për qëllim të shkaktojnë kaos apo dëme shumë të mëdh, “ thotë Janet Stanley, e Universitetit të Melburnit.

Gati 2,000 shtëpi janë shkatërruar nga zjarret që e kanë përfshirë Australinë prej muajsh tashmë.

Të paktën 25 njerëz kanë vdekur e miliona kafshë kanë ngordhur që kur ferri i flakëve filloi në muajin shtator. Sezoni i zjarreve njihet atje, por këtë radhë ishtë mjaft më i ashpër, i ushqyer nga temperaturat rekord dhe thatësira e madhe. Reshjet e shiut që ranë të hënën ndihmuan në fashitjen e disa vatrave të zjarrit, por meteorologët paralajmërojnë se vala e të nxehtit do të kthehet sërish.


Shtuar 7.01.2020 13:08