Deputetin e Maqedonisë së Veriut e zë gjumi në Kuvend

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut në këtë moment mbahet seanca solemne, në të cilën deputetët do të votojnë për ratifikimin e protokollit për anëtarësim në NATO.

Në këtë seancë janë planifikuar fjalime të krerëve shtetëror dhe korit diplomatik.
Por ajo që është kapur nga gazetarët, është deputeti Amdi Bajram, i cili vendosi të bëjë një sy gjumë.

Kjo nuk është hera e parë që Bajram të fotografohet duke fjetur në seancat e Kuvendit.


Shtuar 11.02.2020 18:21