Sadio Mane është rikthyer në stërvitje më ekipin pasi ka lënë pas dëmtimin në muskuj.
Senegalezi u dëmtua në ndeshjen ndaj Wolves 18 ditë më parë.
Mane humbi ndeshjet në Premierligë kundër West Ham dhe Southampton plus ndeshjen e FA Cup kundër Shreësbury.
Mane dhe James Milner, i cili gjithashtu është duke u rikuperuar nga një dëmtim i muskujve, morën pjesë në seancë, e cila u përcjell nga presidenti Tom Werner.
Lojtarët e skuadrës së parë të Liverpoolit kanë pasur një pushim tetë ditësh pas fitores së tyre 4-0 ndaj Southampton në 1 shkurt.