Publikohet sot telefonata me Gramoz Rexhepin, del fotoja e tij nga burgu i Ekuadorit

Artan Hoxha pritet të publikojë sot në AbcNeës telefonatën me Dritan Rexhepin nga burgu i Kuitos në Ekuador.

Ndërkohë mund të shihni foton e Dritan Rexhepit nga burgu në Ekuador, i cili duke krejtësisht ndryshe nga imazhet e disa viteve më parë që janë publikuar deri më tani në media.

Dritan Rexhepi akuzohet se kishte gisht në rrëmbimin e Jan Prengës në 17 janar të këtij viti pasi vëllai i këtij të fundit kishte marrë dhe fshehur një sasi të madhe kokaine të nisur nga grupi i tij nga Ekuadori.

Sipas policisë, rrëmbimi i Prengës u bë nga tre grupe kriminale shqiptare që kishin porositur sasinë e kokainës nga Dritan Rexhepi. Ky i fundit pretendon policia ka zbuluar emrat e rrëmbyese tek vëllai i Jan Prengës pasi i kishte premtuar se do ta dorëzonin pengun nëse kthente një pjesë të kokainës. Por, kur ka mësuar se rrëmbyesit e kishin vrarë Jan Prengën ai i thotë vëllait të Jan Prengës se rrëmbyesit e kishin prerë në besë dhe se do t’ja shpërblente duke thënë emrat e tyre.

Telefonata mes Dritan Rexhepin do të publikohet sot nga Artan Hoxha në Abc Neës.


Shtuar 10.02.2020 14:12