Drejtori i Barcelonës e konfirmon: Jemi në bisedime për një sulmues

Barcelona është në emergjencë për një sulmues, me Luis Suarez që ka humbur sezonin dhe Dembele i cili para ditësh u operua.

Edhe pse merkatoja e janarit është mbyllur, marrëveshjet me huazime janë të mundshme kështuqë Barcelona është në kërkim të një sulmuesi për të plotësuar boshllëkun e lënë nga Suarez.

Sipas asaj që raporton Goal.com, 24 herë kampionët e La ligës po synojnë afrimin e yllit të Valencias, Rodrigo, në formë huazimi për një periudhë gjashtëmujore.

I pyetur për këtë situate në kampin kataluanas, drejtori sportiv u përgjigj në mënyrë përgjithësuese duke mos aluduar në askënd.

“Nuk mund të japim emra. Duhet të shohim situatën e Dembelesë. Nëse është një mundësi e mirë për të nënshkruar me ndokënd, ne do ta bëjmë”, përfundoi Amor.

Kujtojmë se Barça me lëndimin e Suarezit ende nuk kanë nënshkruar me asnjë futbollist në atë pozitë. Momentalisht nuk e kanë asnjë qendërsulmues natyral që mund ta zëvendësojë kokë-për-kokë 32- vjeçarin.


Shtuar 10.02.2020 13:55