Ylli i Chelsea turpërohet duke bërë xhonglime me topin në karantinë (VIDEO)

Një video e yllit të Chelseat, Christian Pulisic, i cili u transferua nga Borusia Dortumund te klubi londinez për 70 milionë stërlina, është duke bërë xhiron e internetit.

Teksa po përpiqej të bënte disa xhonglime me top, futbollisti australian, e ka shkelur topin dhe është rrëzuar keq në tokë.

Një moment tepër gazmor, të cilin mesfushorin zgjodhi ta ndante me ndjekësit e tij në aplikacionin “Tik Tok”, i cili ka fituar një popullaritet të jashtëzakonshëm kohët e fundit.

Pas publikimit të Pulisic, video u bë menjëherë virale në të gjitha rrjetet e tjera sociale.


Shtuar 19.03.2020 09:51