Shënohet viktima e 6 në Greqi nga koronavirusi

Koronavirusi i ka marrë jetën personit të 6 në Greqi.

Mediat vendase bëjnë me dije se viktima më i fundit është një paciente 70 vjeçare nga Kastoria e cila ishte shtruar në spitalin e qytetit.

E moshuara bëhet viktima e tretë nga virusi në zonën e Kastoria.

Sipas te dhenave nga ekspertet greke, ne 24 oret e fundit janë regjistruar 31 raste të reja të konfirmuara në Greqi, duke e çuar numrin e përgjithshëm të pacientëve me koronavirus në 418 për të 23 ditët e pandemisë, nga momenti i konfirmimit te rastit te pare.

Sakaq, Greqia ka shpallur masat e reja më të rrepta dhe nuk lejon grumbullimet e më shumë se 10 personave në hapësira publike. Ata që shkelin ligjin përballen me gjobë deri në 1.000 euro për person.


Shtuar 19.03.2020 09:52