Serie A do të rikthehet këtë fundjavë por të gjitha sfidat do të luhen me dyer të mbyllura.
Derbi i Italisë do të zhvillohet të dielën në mbrëmje në orën 20:45 në “Allianz Stadim”, sigurisht pa praninë e tifozëve.
Gjyqtari Marco Guida do të vendosë drejtësi në sfidën më të rëndësishme të jëvës së 26-të mes Juventusit dhe Interit. Gjitha ndeshjet e Serie A që u anuluan javën e kaluar, do të zhvillohen me 8 dhe 9 mars, të dielën dhe të hënën.
Serie A Java e 26-të, ja gjyqtarët:
Juventus-Inter (Marco Guida, VAR Mazzoleni)
Milan-Genoa (Doveri, VAR Irrati)
Parma-SPAL (Pairetto, VAR Di Paolo)
Sampdoria-Verona (Valeri, VAR Banti)
Sassuolo-Brescia (Manganiello, VAR Calvarese)
Udinese-Fiorentina (Fabbri, VAR Chiffi)