Kjo është këngëtarja shqiptare që do të performojë në koncertin e Malumas (FOTO LAJM)

Ndërsa shumë persona nxitojnë të blejnë biletat për në koncertin e Malumas që do ta mbajë në 14 mars, në Tiranë është konfirmuar tashmë se Kida është këngëtarja shqiptare që do të bëhet pjesë e koncertit të tij.

Vetë Kida ka publikuar në Instagram foto të posterit ku tregon edhe detajet e pjesëmarrjes.

Performanca e saj pritet të zgjasë 20 minuta dhe do të këndojë disa nga hitet e saj, më në zë të momentit.

Ndërsa performanca e Malumës është standarde në të gjithë turin e tij dhe do të zgjasë plot 1 orë dhe 30 minuta.


Shtuar 5.03.2020 18:53