Ramos dëshiron përfundimin e sezonit me fitimin e titullit

Kapiteni i Real Madridit, Serigio Ramos wshtw i gatshwm tw rikthehe nw fushw e lojws mes pandemisw me etjen pwr ti fituar sw paku njw titull kwtw sezon me galaktikwt.

Sezoni i La Liga u pezullua muajin e kaluar për shkak të Covid-19, i cili ka vrarë më shumë se 217,000 njerëz në të gjithë botën.

Klubet janë afër një rikthimi në stërvitje në Spanjë dhe sezoni raportohet se mund të fillojë në qershor.

“Shëndeti i të gjithëve nuk do të rrezikohet. Unë mezi pres të luaj përsëri, të kthehem të garoj, të luaj në La Liga dhe Ligën e Kampionëve” tha ai.

“Jam i uritur që të përfundoj sezonin me një titull, por së pari duhet të presim që njerëzit që dinë për të gjitha këto të marrin vendimet e duhura”.


Shtuar 29.04.2020 09:32