Tumori i merr jetën në moshën 53 vjeçare aktorit të njohur (FOTO LAJM)

Aktori i Bollyëood, Irrfan Khan, i njohur ndërkombëtarisht për rolet në Slumdog Millionaire dhe Jurassic World, ka vdekur në moshën 53 vjeçare.

Khan vdiq në një spital në qytetin perëndimor të Mumbai, tha agjensia e tij.

Në vitin 2018, aktori në një postim në Tëitter tha se ishte diagnostikuar me një tumor endokrin, një sëmundje e rrallë që prek qelizat që lëshojnë hormonet në sistemin e qarkullimit të gjakut.

Më pas iu nënshtrua mjekimit në një spital në Londër.

Dy muaj pasi bëri publik lajmin, aktori shkroi një letër të hapur për përvojën e trajtimit të kancerit ku reflektonte për pasigurinë e jetës.

Pas letrës ai mori mbështetje nga fansat e tij në të gjithë botën.

“I rrethuar nga dashuria e tij, familja për të cilën kujdesej shumë, ai u nis për në parajsë duke lënë pas me të vërtetë një trashëgimi të tij. Të gjithë lutemi dhe shpresojmë se ai të prehet ne paqe,”– tha agjensia e tij në deklaratën ku konfirmoi vdekjen e Khan.

Aktori së fundmi ishte shtruar në spital me një infeksion të zorrës së trashë.

Yjet e Bollyëood i kanë bërë homazh me anë të postimeve në rrjetet sociale.

“Një talent i pabesueshëm, një kontribues i madhe në botën e kinemasë, na la shumë shpejt duke krijuar një vakum të madh,”– shkroi aktori Amitabh Bachchan.

Khan vlerësohej si një nga aktorët më të talentuar të Indisë.

Në vitin 2013, ai fitoi Çmimin Kombëtar të Filmit në Indi për rolin e tij kryesor në Paan Singh Tomar, një biografi e një atleti të madh që bëhet bandit.


Shtuar 29.04.2020 09:22