E fejuara e gazetarit të vrarë në Turqi në vitin 2018, Jamal Khashoggi ka kërkuar nga Premierliga që të parandalojë shitjen e Neëcastle United.
Gazetari me origjinë saudite Khashoggi dyshohet se u vra brenda konsullatës së Arabisë Saudite në Stamboll, Turqi pasi hyri në zyrën e qeverisë për të marrë dokumente që kishin të bënin me martesën e tij të ardhshme me Cengiz.
“Zonja Cengiz ju bën thirrje juve dhe bordit të Premierligës që të ndërmarrin të gjitha hapat e nevojshëm për të parandaluar që ky veprim të mos ndodhë”, thuhet në letrën drejtuar shefit të Premierligës, Richard Masters.
“Është padyshim një veprim i duhur dhe i ligjshëm për ju dhe Premierligën për të vënë në dritë vrasjen e pamëshirshme të të fejuarit të zonjës Cengiz”.
“Nuk duhet të ketë vend në Premierligë, dhe futbollin anglez, për këdo që është i përfshirë në akte të tilla të neveritshme”, thuhet ndër të tjera.