A do të dalin pensionistët nesër? Rama zbulon vendimin e fundit

A do të mund të dalin pensionistët ditën e nesërme?

Ashtu si javën e kaluar, kryeministri Rama ka deklaruar se pensionistët mund të dalin.

Në një video-konferencë me kryetarët e Bashkive, Rama tha se nesër është dita e pensionistëve në të gjithë Shqipërinë pasi vetëm ata do të lejohen të dalin deri në orën 11:00.

“Duhet të influenconi jo vizita nëpër shtëpia. Prindërit më vete duhet t’i ruajnë dhe t’i ndihmojnë, t’i cojnë ushqime te dera, dhe jo t’i përqafojnë, sado jo njerëzore të jetë kjo është mënyra më e mira. Pensionistë në makina në asnjë mënyrë.

Pensionistëve do u lehtësohen, nesër është dita e tyre në gjithë Shqipërinë”, tha Rama. /albeu.com/


Shtuar 24.04.2020 18:38