FSHF kërkon rinisjen e kampionatit më 20 maj

Federata Shqiptare e Futbollit i ka kërkuar leje qeverisë për të rinisur kampionatin më 20 maj

Federata i ka kërkuar qeverisë të lejojë futbollistët të nisin stërvitjet më 2 maj.

Ndërsa më pas gradualisht duke garantuar masat dhe protokollet higjieno-sanitare të garantohet rinisja e kampionateve më 20 maj.

Futbolli është ndërprerë prej 9 marsit me 10 javë të mbetura nga fundi i sezonit.

Propozimi i FSHF-së vjen pas vendimit të fundit të UEFA-s, ku i ka kërkuar federatave ta përmbyllin sezonin deri në muajin gusht.


Shtuar 24.04.2020 18:29