Skandali i madh në Greqi: Olympiacos do të shkatërrohet për trukime ndeshjesh, zbret në Kategorinë e 2

Evangelos Marinakis, pronar dhe president i Olympiacos, do të pezullohet për gjithë jetën.

Klubi duhet të paguajë një dënim prej tre milion eurosh, për asyen e trukimeve të ndeshjeve, është ky shkrimi i “SDNA”.

Gjithashtu Olympiakos është pranë zbritjes në kategorine e dytë greke.

Hetimi daton në një ndeshje të ligës në shkurt 2015, Olympiacos-Atromitos (2-1).
Ndeshja u hetua në fillim, por më pas Federata Greke e Futbollit vendosi të mbyllë çështjen, shkruan Albeu.com.

Tani media greke “SDNA” raporton me këtë rast se një hetim nga një anëtar i Kodit të Sjelljes Greke ka arritur në përfundimin se ka dyshime të arsyeshme kundër klubit dhe presidentit të tij.

Madje tregon deri në tre ndeshje për Olympiacos dhe një për Panathinaikos, në atë kohë një rival i klubit nga Pireu.

Marinakis, gjithashtu ka në pronësi edhe klubin anglez Nottingham Forest që militon në Championship. /albeu.com/


Shtuar 24.04.2020 18:45