Pesë në terapi intensive, si paraqitet situata e të prekurve nga COVID 19 në Kosovë

Ditën e djeshme, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka konfirmuar edhe 39 raste pozitive me koronavirus, duke çuar kështu në 669 numrin e personave të infektuar, 19 persona kanë ndërruar jetë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 159.

Në Klinikën Infektive janë të hospitalizuar gjithsej 48 raste me COVID-19.

Gjendja e pacientëve me COVID-19, është si vijon: 43 raste janë në gjendje stabile, 5 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, nuk ka raste të reja të infeksionit brenda spitalor.


Shtuar 24.04.2020 09:37