Shpresë për Shqipërinë, sa ka shkuar numri i personave që mposhtën koronavirusin

Teksa numri i të prekurve ka shkuar në 678, lajmi i mirë është se po rritet dhe numri i personave të cilët po mposhtin koronavirusin.

Ditën e sotme janë shëruar 9 persona të tjerë, duke çuar në 394 numrin e të shëruarëve.

“Gjatë 24 orëve të fundit, 9 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 394 ose 58.1% e totalit të të prekurve” theksoi Dr. Eugena Tomini, e Institutit te Shëndetit Publik, gjate deklarates se sotme per mediat, teksa prezantoi te dhenat e situates se fundit te koronavirusit ne vendin tone.

Sipas ministrisë, aktualisht në vendin tonë 257 ose 41.9% e totalit të të prekurve janë persona aktivë me COVID19 dhe siç shihet përqindja e të shëruarve është më e lartë. “Kjo tendencë tashmë vazhdon të jetë e qëndrueshme”- theksoi ajo.


Shtuar 24.04.2020 09:29