Në lule të rinisë, këngëtarja i jep fund jetës si pasojë e izolimit (VIDEO)

Një vajzë 17-vjeçare në Britaninë e Madhe, vret veten për shkak se nuk duroi dot izolimin nga koronavirusi.

Beth Palmer, nga Manchester, e cila kishte talent në muzikë, vrau veten për shkak se ditët në izolim i dukeshin shumë të gjata.

Lajmi është bërë i ditur nga prindërit e saj.

Vajza e cila studionte për artiste vokale dhe që po bëhej e njohur në muzikë, u gjet e vdekur në shtëpi, disa ditë pas nisjes së bllokadës nga koronavirusi.

Familja e saj e tronditur thotë se nuk kishte parë shenja depresive përveçse kishte shprehut trishtim për faktin se nuk mund të takohej me miqtë apo nuk mund të shkonte në shkollë.


Shtuar 24.04.2020 09:40