Aksident i rëndë në Shëngjin, shoferja dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident i rëndë është shënuar ditën e sotme në aksin rrugor Shengjin-Kune, ku një automjet ka dal nga rruga kryesore dhe është përplasur me një pemë.

Si pasojë e kësaj përplasje ka mbetur e aksidentuar drejtuesja e automjetit, e cila është dërguar menjëherë drejt spitalit rajonal të Lezhës dhe po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.


Shtuar 31.05.2020 14:23