Trajneri i Anglisë: Shqipëria ka shpirt skuadre, nëse do të shënonte

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, ka folur pas fitores ndaj Shqipërisë, teksa nuk ia ka kursyer fjalët e mira për Kombëtaren kuqezi.

Për “Supersport”, Suthgejt u shpreh: “Ishte një ndeshje shumë e vështirë, Shqipëria luajti mirë dhe ishin të organizuar. Luajtën mirë me dhe pa top. Kishin disa raste që në fillim, nëse do të kalonin në avantazh mund të kishte shkuar ndryshe. Arritëm të krijonim pas minutës së 20 dhe ia dolëm të fitojmë.

Shqipëria po përmirësohet vazhdimisht dhe e shikoni çfarë probleme të krijojnë. Kanë shpirt skuadre dhe mund të bëjnë mirë.

Kush më pëlqeu nga Shqipëria? Nuk e pashë Shqipërinë në planin individual, por mendoj se dy mesfushorët e qendrës e qarkullonin mirë topin. Për mbrojtësit është gjithmonë e vështirë. Ishte një ndeshje e vështirë”, tha Southgate.


Shtuar 28.03.2021 20:35