Kurti pret dozat e para të vaksinës në Kosovë: Shifrat si në kohe lufte

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti thotë se duhen marrë masa të shpejta për të ulur numrin e të vdekurve dhe infektuarve nga Covid-19.

Këtë deklaratë Kurti e bëri nga aeroporti i Prishtinës, ku priti kontingjentin e parë të vaksinave kundër Covid-19.

Kurti tha se po punojnë që të sigurojnë numër sa më të madh të vaksinave.

“Vaksinimi duhet të fillojë menjëherë dhe pa asnjë vonesë. Kemi 87.981 të infektuar e 1.840 të vdekur. Në dy javët e fundit kemi mesatarisht 10 vdekje në ditë dhe një trend në rritje”, theksoi Kurti.

“Kemi humbur 16 mjekë e tetë infermierë. Për një vend me 1.8 milionë banorë shifrat e tilla i ngjajnë një kohe lufte, prandaj edhe masat tona duhet të jenë të shpejta e të drejta që duhet ta ulin numrin e infektimeve të reja dhe të shmangin vdekjet si pasojë e Covid-19”, theksoi ai.


Shtuar 28.03.2021 20:38