Shqiptari tenton të arratiset nga burgu grek por kapet në momentet e fundit

Një tentativë për arratisje ka ndodhur në një burg grek nga një shqiptar, tentativë e cila ka rezultuar një dështim.

Një i dënuar shqiptar për pak shijoi lirinë duke u arratisur nga burgu i “Agio Stefano” në Patra të Greqisë.

Atij i kishte mbetur vetëm rrethimi jashtëm për të kaluar duke arritur qëllimin e tij, por në këtë moment ka ndërhyrë policia duke e kapur.

Mediat greke bëjnë me dije se bëhet fjalë për një shqiptar të dënuar me shumë vite burg nga drejtësia atje.

Emri i tij nuk bëhet publik për momentin. Ai do të dërgohet në gjykatë nën akuzën e tentativës së arratisjes, akuza që do t’i shtojnë edhe disa vite dënimit të tij.


Shtuar 16.05.2020 21:28