Detaje të reja nga futbolli në Spanjë, maksimalisht 14 lojtarë në stërvitjet grupore

Futbolli spanjoll po bën hapat e parë drejt rikthimit të futbollit në normalitet, me vendin që po fuzet në një fazë të re të daljes nga mbyllja e pandemisë Covid-19.

Sipas raportimeve të ‘Marca’, seancat stërvitore në grup do të përfshijnë maksimalisht 14 lojtarë.

Të lidhura

None found

Sigurisht, në momentin që kampionati të rifillojë, ndeshjet do të luhen pa praninë e publikut. Mediet do të lejohen të jenë prezente.

Spanja po kalon në fazën e dytë të daljes nga mbyllja e koronavirusit, dhe këto rregulla po caktohen nga Instituti Kombëtar i Shëndetit në Spanjë.

Mbetet të shihet nëse skuadrat do të kenë ndonjë ankesë për pikat e caktuara. Në Serie A, FIGC dhe Qeveria e Italisë janë detyruar të rishikojnë protokollin.


Shtuar 16.05.2020 21:26

CasibomHoliganbetjojobetjojobetcasibomcasibomHoliganbetjojobet