26 janari do të mbahet mend gjatë nga admiruesit e basketbollit dhe jo vetëm si ditë zie.
Në atë ditë një aksident i rëndë me helikopter i mori jetën yllit të baskëtbollit, Kobe Bryant, dhe emri i tij u dëgjua në të gjithë botën.
Një raport prej 180 faqesh është publikuar nga County Examiner-Coroner Medical i cili tregon se piloti i helikopterit rezultoi negativ për drogë dhe alkol.
50-vjeçari Ara Zobajan ishte piloti në aksidentin tragjik. Raporti tregon se të gjithë pësuan lëndime të menjëhershme fatale kur helikopteri u rrëzua në kodër.
Ky raport ofron një vështrim klinik se sa brutal ishte aksidenti. Teksti përshkruan se si kishte kocka të thyera, pjesë të trupit të shpërbërë dhe një erë e keqe që vinte nga ato që digjeshin, nga ato që kishin mbetur. Raporti thotë se të gjithë humbën jetën nga aksidenti i rëndë, që dyshohet se është shkaktuar nga mjegulla e dendur.
Në helikopter ishte edhe vajza 13 vjeçare e basketbollistit, Xhanan Brjant. Gjithashtu në helikopter ndodheshin edhe dy shokë të skuadrës së basketbollit të Xhanan të afërmit e tyre dhe një trajner, të cilët ishin duke shkuar për në një turne në Thousand Oaks. Rezultatet e raportit të pas vdekjes u postuan të premten në ëebfaqen e zyrës County Examiner-Coroner Medical në Los Anxhelos.