Ndërtime pa leje në Durrës, policia procedon shtatë persona

Janë proceduar në gjendje të lirë shtatë persona për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Ndotja e ajrit”.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se procedimi shtetasve T. T., I. K., M. K., I. K., Z. Ç., R. B., dhe Q. T., banues në Jubë, Sukth dhe Shijak është bërë në vijim të kontrolleve për parandalimin e ndotjes së ambientit, lumejve dhe për parandalimin e ndërtimeve pa leje.

Keta shtetas njofton policia në Jubë, në grykëderdhjen e lumit Erzen, kanë hedhur pjesë furgoni dhe qese plastike dhe kanë ndërtuar 2 kontenierë metalik dhe disa ndërtime njëkatëshe me mur betoni.

Njoftimi i Policisë

Vijon kontrolli i territorit për parandalimin e ndërtimeve pa leje dhe të ndotjes së ambientit dhe lumenjve.

Procedohen në gjëndje të lirë 7 shtetas, për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Ndotja e ajrit”.

Në vijim të kontrolleve për parandalimin e ndotjes së ambientit dhe lumejve dhe për parandalimin e ndërtimeve pa leje, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës proceduan penalisht shtetasit:

T. T., I. K., M. K., I. K., Z. Ç., R. B., dhe Q. T., banues në Jubë, Sukth dhe Shijak.

Këta shtetas, në Jubë, në grykëderdhjen e lumit Erzen, kanë hedhur pjesë furgoni dhe qese plastike dhe kanë ndërtuar 2 kontenierë metalik dhe disa ndërtime njëkatëshe me mur betoni.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 16.05.2020 07:53