Shqiptarët e kanë bërë me kohë, si po i vaksinon SHBA mjekët për t’i shpëtuar COVID-19

Teksa po punohet për gjetjen e një vaksine që të ndalojë koronavirusin, shumë studime thonë se vaksina anti-tuberkulozit mund të shpjegojë faktin se pse shtetet perëndimore janë prekur më rëndë nga koronavirus.

Shkencëtarët amerikanë e lidhin vaksinimin anti-tuberkuloz me më pak raste të koronavirusit dhe prandaj Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke vaksinuar mjekët me vaksinën e turbekulozit, mes shpresës se ajo do t’i ndihmojë të luftojnë koronavirusi.

Studiuesit janë të bindur se vaksina dhjetë vjeçare mund të ulë nivelin e vdekshmërisë nga pandemia dhe mund të jetë një trajtim thelbësor derisa të zbulohet vaksina e Covid-19.

Studiuesit nga SHBA shkruajnë në punimin e tyre: “Pas rregullimit sipas statusit ekonomik të vendit, proporcionit të popullsisë më të vjetër dhe përafrimit të trajektoreve të epidemive të vendeve me goditje më të lartë, vëzhgimi intrigues i një lidhjeje të rëndësishme midis përdorimit të BCG dhe vdekshmërisë së ulët të atribuuar nga COVID-19, mbeti i dukshëm”. /albeu.com/


Shtuar 13.05.2020 10:21