Shumfishoi papritur pasurinë, Dua Lipa bën hapin e madh për ta rritur akoma buxhetin (FOTO LAJM)

Ajo është një nga yjet më të pasura të pop-it në botë me një vlerë prej 25 milionë paund.

Por Dua Lipa nuk ka për t’u ndalur kur është fjala për të rritur pasurinë e saj, pasi së fundi ka patentuar emrin e saj në të gjithë botën.

Këngëtarja, 24 vjeçare, ka bërë dokumentet gati për të regjistruar emrin e saj për sende të ndryshme, duke filluar nga rrobat dhe kozmetika, deri te lojërat kompjuterike, librat dhe madje edhe pajisjet e kuzhinës, sipas The Sun.

“Dua e di që tani është një ndër më të kërkuarat, dhe mund të bëjë pasuri të madhe”, thotë burimi.

Avokatët e këngëtares me origjinë shqiptare kanë parashtruar kërkesa për të mbrojtur emrin e saj në të gjithë botën, përfshirë SHBA, Kanada, Evropë, Australi, Izrael dhe Azi.

Dokumentet nënkuptojnë se të tjerët nuk mund të përfitojnë nga emri i saj dhe këtë e kanë bërë shumë yje të njohur nga Beyonce te motrat Kardashian-Jenner.

Këngëtarja është duke i ngjitur shumë shpejt shkallët e karrierës, pasi albumi i saj i ri Future Nostalgia, i publikuar në mars pati një sukses të madh.


Shtuar 6.05.2020 14:23