MAQEDONI/ 19-vjeçari gjendet i vdekur në një shtëpi të braktisur

Një djalë 19-vjeçar nga Shkupi gjatë ditës së djeshme është gjetur i vdekur në një shtëpi të braktisur në rrugën “Pero Nakov” në Shkup.

Sipas informacioneve nga Ministria e Brendshme, tek i ndjeri R.U. nuk ka pasur shenja dhune.

Vendi i ngjarjes është inspektuar nga ekipi i SPB- Shkup dhe me urdhër të prokurorit, trupi i të ndjerit është dorëzuar për obduksion.


Shtuar 1.05.2020 14:08