SKANDALI/ Rusia ofroi shpërblime për vrasjen e ushtarëve amerikanë dhe britanikë në Afganistan

Oficerë të shërbimit sekret rus që punonin për inteligjencën ushtarake GRU i kanë ofruar para militantëve talebanë në Afganistan si shpërblim për vrasjen e trupave amerikane ose britanike atje.

Pohimin e bëri një zyrtar europian i inteligjencës për CNN. Zyrtari ishte i paqartë për motivimin e saktë të rusëve, por tha se këto lloj stimulimesh, kishin sjellë viktima në radhët e koalicionit. Ai nuk specifikoi data, numrin dhe kombësinë apo nëse këto ishin viktima ose plagosje. “Kjo qasje e GRU është tronditëse dhe befasuese”, tha zyrtari. Historia u raportuar për herë të parë nga New York Times. Inteligjenca amerikane arriti muaj më parë në përfundimin se shërbimet sekrete ruse I kishin ofruar shpërblimet në e bisedimeve të paqes, raportoi të premten gazeta prestigjoze shkruan tch.

Të lidhura

None found

Duke cituar zyrtarë të informuar për këtë çështje, NYT tha se Presidenti Donald Trump ishte informuar për zbulimet e inteligjencës dhe se Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë mbajti një takim në lidhje me këtë çështje në fund të marsit. Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Kayleigh McEnany tha në një deklaratë të shtunën se Presidenti dhe zëvendës Presidenti Mike Pence nuk u informuan “për shpërblimet e supozuara ruse”.

McWnany shtoi se deklarata e saj “nuk flet për meritën e inteligjencës, por për pasaktësinë e historisë së New York Times”, që thoshte se Trump ishte në dijeni të këtij fakti. McEnany nuk e mohoi vlefshmërinë e raporteve që një njësi e inteligjencës ruse u ofroi dhurata militantëve të lidhur me talebanët për të kryer sulme ndaj forcave të koalicionit në Afganistan.


Shtuar 28.06.2020 10:06

jojobetjojobetjojobetcasibommarsbahisPusulabetPusulabetJojobet GirişcasibomHoliganbet GirişradissonbetOnwin GirişitemciJojobetCasibom Girişhttps://www.hoteltarobafoz.com.br/