Greqia hap sezonin turistik e zbulon vendet e përjashtuara, po shqiptarët a do të lejohen?

Më 1 korrik Greqia do të hapë zyrtarisht sezonin turistik dhe duke marrë parasysh ecurinë e pandemisë së COVID-19 ka vendosur të mos e hapë me disa shtete kufijtë.

Por a do të hapen kufijtë me Shqipërinë?

Sipas listës, shteti fqinj do të hapë kufinjtë ajrore me Shqipërinë dhe 38 vende të tjera europiane.

Zv/ministri i Mbrojtjes së Qytetarit shpalli çeljen e sezonit turistik me sloganin “Enjoy your stay, Stay safe”.

Përpos kësaj ai bëri me dije edhe rregulloren e re: çdo udhëtar do plotësojë deklaratën përkatëse në pikën e hyrjes në Greqi, me itinerarin e planifikuar në vend dhe kontaktet.

Nga udhëtimet ajrore drejt Greqisë përjashtohen këto 9 vende: Maqedonia Veriore, Britania e Madhe, Suedia, SHBA, Rusia, Katar, Emiratet e Bashkuara të Arabisë, Arabia Saudite, Izrael. /albeu.com/


Shtuar 26.06.2020 14:36