Fitorja e Vuçiç, për herë të parë 4 shqiptarë futen në parlamentin e Serbisë

Sipas rezultateve paraprake, Partia Përparimtare e udhëhequr nga presidenti Aleksandër Vuçiç, ka shënuar një fitoretë thellë në zgjedhjet e së dielës, që janë të parat në Evropë që nga mbylljet e shkaktuara nga koronavirusi tre muaj më parë.

Në Serbi në orën 20:00 të së dielës janë mbyllur vendvotimet në të cilat gjatë ditës për 21 zona elektorale kishin të drejtë vote 6.584.376 qytetarë në zgjedhjet e rregullta parlamentare dhe lokale. Në zgjedhje nuk është shënuar asnjë incident apo parregullësi.

Komisioni i Zgjedhjeve tha se sipas rezultateve paraprake kjo parti ka fituar 63,35 për qind të votave. Në vendin e dytë është Partia Socialiste e Serbisë, me 10.67 për qind të votave. Ndërsa në vendin e tretë Aleanca Patriotike serbe e një ish lojtari të vaterpolos, Aleksandër Shapiç, i cili mori rreth 4 për qind të votave.

Gjithashtu koalicioni shqiptarë Alternativa Demokratike Shqiptare – Lugina e Bashkuar ka marrë 7,39 % të votave dhe do të ketë katër deputetë.


Shtuar 22.06.2020 07:49