Ishte protagonist i finales, Meret: Buffon është idhulli im

Portieri i Napoli-t, Alex Meret, ka qenë protagonist në fitoren e Kupës së Italisë nga ana e skuadrës së tij kundër Juventus-in me penalltinë e pritur ndaj Dybala-së. Ai e ka komentuar me këto fjalë triumfin në Olimpico:

“Është shumë e bukur, mendoj se kemi bërë një udhëtim të shkëlqyer, kemi treguar se mund të vuajmë dhe se mund të luajmë në një nivel me të tjerët”, ka thënë ai për Rai Sport.

“Kemi dhënë gjithçka që nga minuta e parë, jam shumë krenar që jam pjesë e kësaj skuadre. Trajneri dhe presidenti na kanë thënë se janë gjithashtu krenar për ne”.

Meret ka folur edhe për idhullin e tij Gigi Buffon, të cilin sot e ka pasur kundërshtar.

“Gigi është akoma numri një, e ka treguar edhe mbrëmjen e sotme me tre ose katër pritje të mëdha. Është një nder të luaj kundër një lojtar që është akoma idhulli im, kjo e bën akoma edhe më të veçantë”.

“Kemi fituar Kupën që ishte një nga katër objektivat tanë, tani duhet të vazhdojmë kështu dhe të ngjitemi në renditje”, ka përfunduar Meret.


Shtuar 17.06.2020 21:44