Këngëtari Sidrit Bejleri, u ka bërë thirrje shqiptarëve të ndihmojë dhe ti shpëtojnë jetën një vajze 10 vjeçare.
Shuma që duhet është vetëm 30 mijë euro, shumë e cila i shpëton jetën Eneda Shehit, e cila vuan nga aneurizma gjigante.
Bejleri thotë se sëmundja është e ngjashme me atë të vajzës së tij, e cila humbi jetën pak vite më parë.
Reagimi i plotë:
Miq ju lutem shpërndajeni URGJENT!!!
E pra sot u detyrova edhe një herë të hyj në ambientin e dhimbjes që përjetova vetë dikur, aty ku që në 2009 kisha vajtur vetëm me mendje. U detyrova sepse një rast i ngjashëm me atë të bijës sime, Sofisë, pret duke numëruar minutat dhe sekondat, sepse fataliteti mund të ndodhë në çdo moment…
