Burg për ish- futbollistin e Kombëtares, Klodian Duro

Gjykata Penale e Tiranës ka vendosur të dënojë me gjashtë muaj burg ish-futbollistin e Kombëtares, Klodian Duro. Duro akuzohet për veprat penale “Dhuna në familje”, “Perndjekja” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimet e gjykatës”.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, denimi përfundimtar është katër muaj burg. Vendimi nuk është i formës së prerë pasi është i Shkallës së Parë.

Nëse Apeli e lë në fuqi, vetëm atëherë kryhet arrestimi i ish-futbollistit të Kombëtares. Duro është nën masën e sigurisë “arrest shtepie”.

Kujtojmë se ka qenë bashkëshortja ajo e cila e ka kallzuar për perndjekje.


Shtuar 27.07.2020 09:39