Dorëheqjet nga PS, Rama: U erdhi dita! Dorëzuan stafetën e ikën, si kanë votat e tyre por të partisë (VIDEO)

Kryeministri i vendit Edi Rama tha për largimet e fundit nga PS, se nuk ka qenë dora e tij, por vetë dëshira e personave në fjalë.

Pyetje: Po Lefter Koka pse iku

Edi Rama: Ja për ato që ka thënë vetë

Pyetje: Nuk ka sqaruar asgjë

Edi Rama: E ka sqaruar

Pyetje: E fitoi mandatin dhe ia dha dhuratë PS-së.

Edi Rama: Si more e jeka dhuratë?

Pyetje: Po, e fitoi mandatin, e la dhuratë për PS-në dhe iku. E merr dikush që s’e Meriton.

Edi Rama: Ore, se ju të bëni të prekësh veten që të shohim nëse jemi në realitet apo në ëndërr. Votat i merr Partia Socialiste dhe nëse dikush dorëzon stafetën, e merr tjetri./albeu.com


Shtuar 2.09.2021 21:58