Mposhti me sukses koronavirusin, Alimadhi tregon me fotografi si largohet Covid-19

Adriatik Alimadhi është ndër të parët deputetë të Kuvendit të Shqipërisë i cili u infektua me koronavirus.

Pas disa javësh qëndrimi në spitalin “Shefqet Ndroqi” më në fund ai e fitoi betejën me Covid-19.

Por ditën e sotme ai ka vendosur që të japë një mësim për të gjithë, në mënyrën që sipas tij largohet virusi.

Alimadhi ka publikuar disa fotografi duke u larë në det, ndërsa shkruan:

“Kështu largohet Covid-19, kurrë mos e mbani mendjen te virusi vrasës, not dhe sa më shumë lëvizje ku mushkëritë mbushen mirë me oksigjen”.


Shtuar 22.08.2020 14:17