Kërkoi lirim me kusht ose arrest shtëpiak, gjykata paraguaiane merr vendimin për Ronaldinhon

Autoritetet paraguaiane kanë refuzuar kërkesën e avokatit të Ronaldinhos për një lirim me kush ose arrest shtëpiaK.

39-vjeçari prej disa ditësh është burgosur në Paraguai pas hyrjes në këtë shtet me pasaportë false.

Autoritetet paraguajane e quajnë veprën penale të kryer nga ish-kampioni i botës me Brazilin tepër të rëndë, prandaj dhe nuk pranuan që ai të linte qelinë.

Kështu ish-futbollisti i Milanit dhe Barcelonës do të vazhdojë të qendrojë në paraburgim së bashku me vëllain e tij Roberto.


Shtuar 10.03.2020 18:16