Ndërkohë që shqiptarët po vuajnë koronavirusin, dy liderat kanë zgjedhur t’a kthejnë në betejë politike.
Kryedemokrati Lulzim Basha i kërkuar kryeministrit të vendit të mbledhë mendjen e të sigurojë jetët e njerëzve ndërsa ky i fundit i është përgjigjur sërish duke bërë ironi.
Rama shkruan se Basha duhet ta varë të paktën fyellin mur që ti kursejë Shqipërisë avazin politik,se s’është koha për politikë.
“Nëse ty s’të duket luftë kjo e njeriut me virusin e panjohur, quaje gjendje e jashtëzakonshme a si të duash!
Po vare të paktën atë fyell në mur e kurseja Shqipërisë avazin politik,se s’është koha për politikë kjo, po ora për t’i shërbyer popullit me forcën e shembullit njerëzor!”, shkruan Rama