Nesë dështon pista Suarez, Pirlo ka gati alternativën B për sulmin

Andrea Pirlo e ka gati një alternativë B për sulmin e Juventusit, nëse Luis Suarez do të dështojë si pistë për të mbërritur në Torino.

Këtë herë flitet për një emër të njohur te bardhezinjtë, Moise Kean.

Ky i fundit është rritur te akademia e Juventusit dhe pati disa mundësi në skuadrën e parë, por do të niste një aventurë të re te Evertoni duke u shitur përfundimisht, pasi hapësirat te kampionët e Italisë ishin të pakëta.

Së fundmi është raportuar në mediat italiane se Juventusi ka nisur sërish kontaktet me Kean. Vetë sulmuesi e dëshiron një rikthim në shtëpi, madje duke refuzuar edhe ofertën e Dortmundit.

Sipas asaj që përflitet, Juventusi do ta marrë lojtarin e Everton si një huazim 2-vjeçar me të drejtë blerje, por një alternativë tjetër që ofrohet është ajo e shkëmbimit me Ramsey.


Shtuar 9.09.2020 15:51